113 sanksione për shpejtësinë

113 sanksione për shpejtësinë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 113 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 47 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 66 jashtë vendbanimit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button