132 gjoba në Shkup, 97 për tejkalim të shpejtësisë

132 gjoba në Shkup, 97 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, nga të cilat 97 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shoferi, dy sanksione për kalim në semafor të kuq, tri gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button