15 viktima dhe 628 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Pas një periudhë të gjatë është shënuar numër i lartë i të shëruarve nga COVID-19. 531 persona e kanë mposhtur virusin Korona. Ndërkohë i lartë është edhe numri i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shënuar 628 të prekur me COVID-19 dhe 15 viktima. Gjithsej janë kryer 2236 teste. Me më shumë të infektuar kryeson Shkupi edhe atë 353 raste, më pas renditet Prilepi me 36, Velesi me 34, Kumanova dhe Tetova me nga 33 raste të reja.  Shkupi kryeson edhe me numrin e të shëruarve. Gjithsej 281 persona janë shëruar në kryeqytet në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i Pandemisë është 27 mijë e 827, i të shëruarve 19 mijë e 479, numri i viktimave është 949, ndërsa raste aktive janë 7399.

LEXO EDHE:

Back to top button