150 milion euro – Ja kush do ta drejtojë komisionin për rrugën Prizren-Tetovë

Zëvendësministri i Infrastrukturës  në Kosovë, Hysen Durmishi është caktuar ta menaxhoj Komisionin për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

“Jam i lumtur që do ta udhëheqë komisionin ndërshtetëror për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë që u votua në mbledhjen e Qeverisë.”, deklaroi zv.ministri Durmishi.

Qeveria e Kosovës të mërkurën miratoi vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë.

Në mbledhjen e 16 shtatorit 2021, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të parën në historinë e dy shteteve të pavarura, u nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi për mërgatën, turizmin, energjinë, ekonominë, ndërmarrësin e inovacionin, sigurinë, transportin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit, është miratuar formimi i Komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën Prizren –Tetovë , një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, edhe nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për projektin në fjalë në krye të komisionit është emëruar zv/ministri  i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

LEXO EDHE:

Back to top button