16 mijë viktima nga tërmetet në Turqi

16 mijë viktima nga tërmetet në Turqi

Ka shkuar në 16 mijë bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Situata vijon të jetë tepër e rënduar në të dy vendet, me ekipet e shpëtimit që vijojnë luftën me kohën për të gjetur sa më shumë të mbijetuar në rrënoja. Por forcat e pamjaftueshme dhe moti i keq i shoqëruar dhe me ngrica po i zvogëlojnë shpresat për gjetjen e të mbijetuarave, të cilët tashmë kanë më shumë se 3 ditë të bllokuar.

Ndërkohë në Turqi kanë shpërthyer pakënaqësitë për reagimin e autoriteteve për përballimin e fatkeqësisë, gjë të cilën e pranoi dhe vetë presidenti Erdogan duke shtuar se katastrofa të tilla nuk mund të menaxhohen ashtu siç duhen.

Autoritetet kanë nisur dhe një luftë ndaj mediave sociale që postojnë lajme të rreme për tërmetin duke arrestuar dhjetëra persona.

Siria nga ana tjetër po përballet me vështirësi më të shtuara kjo edhe për shkak se zonat më të prekura nga tërmeti janë të kontrolluara nga rebelët, duke pamundësuar në këtë mënyrë dërgimin e ndihmave apo ekipeve të shpëtimit.

Megjithatë, Kaskat e Bardha kanë ndërhyrë për hapjen e një korridori në Bab al-Haëa, Jarabulus dhe Bab al-Salamah për evakuimin e civilëve. Në të njëjtën kohë, BE ka akorduar një ndihmë prej 3.5 milionë dollarësh.

Sipas një vlerësimi paraprak, nga tërmeti janë dëmtuar mbi 70 mijë ndërtime, dëme këto që janë fotografuar dhe nga hapësira.

LEXO EDHE:

Back to top button