16 trupa të pa jetë nxirren gjatë natës në brigjet e ishullit të Mitylinit në Egje

16 trupa të pa jetë nxirren gjatë natës në brigjet e ishullit të Mitylinit në Egje

16 trupa të pa jetë janë nxjerrë prej rojës bregdetare greke gjatë natën në brigjet e ishullit të Mitylinit në Egjeun lindor.

Sipas burimeve lokale një varkë me të paktën 45 emigrantë të pa ligjshëm në bord u përplas në brigjet e ishullit dhe si pasojë të gjithë emigrantët që ndodheshin në të ranë në det.

Menjëherë në zonë mbërritën forcat e rojës bregdetare greke si dhe helikopterë të marinës dhe ushtrisë helene, por nxjerrja e tyre nga deti ishte tepër e vështirë për shkak të dallgëve dhe erës së fortë që arrinin deri më 8 ballë të shkallës Bofor.

Deri tani janë gjetur 16 trupa të pajetë, të gjitha gra të origjinës afrikane, ndërsa mbeten në zhdukur edhe 15 persona të tjerë.

14 persona janë të shpëtuarit.

Trupat e pajetë u dërguan në morgun e ishullit ndërsa ende po vazhdon operacioni për gjetjen e të zhdukurve.

Autoritet dyshojnë se disa prej tyre mund të kenë dalë në breg dhe u larguan në brendësi të ishullit.

LEXO EDHE:

Back to top button