164 gjoba në Shkup, 45 për tejkalim të shpejtësisë

164 gjoba në Shkup, 45 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 164 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 45 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, shkruan Alsat.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 12 masa për përdorim të telefonit, 7 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta…

“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Apelojmë deri tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe të rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button