184 gjoba për shkelje të rregullave në trafik vetëm në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 184 masa prej të cilave 55 janë për tejkalim të shpejtësisë, 32 për mosdhënie të përparësi këmbësorëve dhe 22 gjoba për këmbësorët të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vizë-bardhave.

Po ashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për vozitje pa patentë shoferi, 5 për shoferë fillestar dhe 46 për parkim të parregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button