19 vjeçari Simons, refuzon ofertën e Real Madridit

Çavi Simons po zhvillon një edicion mjaft të mirë me PSV, teksa deri më tani ka shënuar 11 gola. Ai është shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit. Edhe pse vetëm 19-vjeç ai është kthyer në një titullar fiks në skuadrën nga Aindhoven dhe pritshmëritë për të sa vijnë e rriten.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, rezervon fjalët më të mira për holandezin. Ky i fundit u grumbullua dhe nga trajneri i kombëtares së “Tulipanëve” në Kupën e Botës. Van der Vaart beson se Simons mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

 

“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës,” tha mes tjerash Van Der Vaart.

 

Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë, ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë. Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë, ku nënshkroi për PSV deri në vitin 2027.

Lojtari është formuar në akademinë e Barcelonës, ndërsa vetë ai tregon se nuk ka patur një eksperiencë të kënaqshme në Katalonjë. Simons shfrytëzoi mundësinë për të ikur si lojtar i lirë tek PSG, por nuk gjeti dot hapësira dhe te Kampionët e Francës. Tani, në Holandë, ai duket se po bën hapin e madh të karrierës, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit.

LEXO EDHE:

Back to top button