“20%-shi, ka bazë për hapjen e Kushtetutës
"20%-shi, ka bazë për hapjen e Kushtetutës
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për hapjen eventuale të Kushtetutës për heqjen e “20 përqindëshit”, deklaroi se Kushtetuta mund të hapet për gjithçka që do të nënkuptonte përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ai shtoi se gjithsesi, me anëtarësimin në BE, të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se procedura për hapjen e Kushtetutës është e qartë.
“Gjithçka që do të nënkuptonte përmirësim të raporteve mes të gjithë qytetarëve, përmirësimit të jetës në shtet si bazë për zhvillim personal dhe profesional të të gjithë qytetarëve pa dallim të prejardhjes së tyre dhe të gjuhës që e flet, normalisht ajo do të ishte bazë e mirë për çfarëdo lloj ndryshimesh në Kushtetutë. E dimë saktë se një ditë kur të bëhemi pjesë e BE-së dhe ajo ditë sigurisht se do të vijë nëse angazhohemi të gjithë së bashku, atëherë të gjithë qytetarët e këtij vendi do të jenë të barabartë edhe në shtet por edhe në BE”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
“Procedura për hapjen e Kushtetutës dihet, se me çfarë procedure hapet dhe me çfarë shumice. Kështu që nëse ka ashtu vullnet pse jo”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./ Alsat.mk








