Për 3 raste me “Covid 19”, ekipi kalon tërësisht në karantinë

E gjithë skuadra e Hofenheimit është futur në karantinë, pas shfaqjes së tri rasteve të reja me “COVID-19”. Sebastian Rudy, Ishak Belfodil dhe një anëtari i stafit, janë prekur nga “Covid 19”, ndërsa më parë, Jakob Brun Laresen dhe Munas Dabour ishin pozitiv në koronavirus, duke mos mundur t’u bashkohen ekipeve kombëtare për ndeshjet e Hofenheim.

Te skuadra gjermane nuk kanë mundur të zbulojnë sesi është përhapur kaq papritur virusi edhe pse klubi ka ndjekur protokollet, kështu që ata vendosën të fusin në karantinë gjithë ekipin.

Hofenheimi pas shtatë xhirosh në Bundesligë renditet në vendin e 13-të.

LEXO EDHE:

Back to top button