Rjetet sociale kërkojnë shkarkimin e Shallandit

Menjëherë pas disfatës nga Shqipëria (1-2) në sfidën miqësore, rrjetet sociale në Kosovë janë mbushur me komente kundër trajnerit të Kosovës, duke kërkuar largimin e tij. Shqetësimi më i madh për tifozët e “Dardanëve” nuk është mungesa e rezultateve, por e lojës.

Një nga adresat më të njohura dhe të ndjekura në Tuitter për futbollin kosovar, “Kosovan Football”, ka kërkuar largimin e teknikut, e mbështetur nga shumë tifozë të cilët kanë dale kundër trajnerit zvcieran, i cili mungoi në ndeshjen e fundit, pasi që ishte në karantinë nga “COVID-19”.

FFK duhet të shkarkojë Bernard Shaland dhe të gjithë stafin e tij teknik duke afruar dikë tjetër në kohë që të njihet me ekipin para kualifikuseve të marsit. Ai na solli këtu, i jemi mirënjohës, por tani ne duhet të ecim para në një nivel më të lartë”, kërkohej nga kjo adresë e internetit.

Kosova nuk njeh fitore prej 9 ndeshjesh radhazi, ndërsa ka regjistruar 7 humbje e 2 barazime gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:

Back to top button