Reali blen Kilian Mbape në gjysmë të vlerës aktuale

Kilian Mbape shumë shpejt do të vesh fanellën e Real Madridit. ‘Los Blancos’ vazhdojnë të ruajnë interesimin për yllin francez të PSZH, ndërsa “Eurosport “ raporton se Real Madrid dëshiron të transferojë Mbapen me gjysmën e çmimit nga ajo që kërkon skuadra franceze.

Spanjollët janë të gatshëm që të shpenzojnë 100 milionë, e deri më 120 milionë për 21 vjeçarin. Kjo lëvizje e Realit ka dy arsye. Lojtari nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me PSZH, dhe kjo e afron atë te Real Madridi.

Kontrata e Mbappes përfundon në verën e vitit 2022, dhe Real Madrid, që në verën e ardhshme me një çmim të lirë mund të transferojë një nga talentet më të mëdhenj që ka futbolli.

LEXO EDHE:

Back to top button