Fifi i paska rregulluar marrëdhëniet me këngëtarin me të cilin bëri sherr virtual dikur

Në muajin mars të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta.

Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Haiziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, e cila në fakt u kthye në një ndër baladatat më të preferuara.

Pas thumbave virtualë dhe “sherrit” që bëri bujë në media, duket se ujërat janë qetësuar.

Madje, dyshja ka bërë paqe në emisionin “SHiko Kush Luan”, ku Mentori ishte i ftuar së fundmi.

Ai vetë ka folur për raportet e tij të tanishme me Fifin:

“Ka ndryshuar pak situata për disa gabime te saj, por sido që të jetë e kishim një emision te përbashkët ‘Shiko kush luan’ ku i kemi përmirësuar marrëdhëniet. Fifi është një vajzë shumë e talentuar dhe besoj që talentin e saj ajo duhet të shfaqë në muzikë dhe të jetë ashtu siç është sepse është shumë interesante. I kemi përmirësuar marrëdhëniet, i kemi shumë mirë, se edhe dytë kemi prejardhje nga Ferizaj kështu që…”- ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button