24 maj 1964, fatkeqësia më e madhe e futbollit

24 maj 1964, fatkeqësia më e madhe e futbollit

Rreth 328 persona humbën jetën në fatkeqësinë më të madhe të futbollit në histori që ndodhi në momentet e fundit të ndeshjes mes Perusë dhe Argjentinës.

Kombëtarja e Perusë u takua sot me Argjentinën e fortë në stadiumin “Nacional” në Lima përballë 47 mijë shikuesve në një ndeshje kualifikuese për IOC të vitit 1964 në Tokio. Argjentinasit kishin epërsi 0:1 6 minuta para fundit kur Peruja shënoi një gol barazues që arbitri uruguaian Angel Eduardo Passos e anuloi. Vendimi tërboi tifozët që u vërsulën në fushë dhe policia përdori gaz lotsjellës i cili vetëm sa e përkeqësoi situatën duke shkaktuar panik dhe tentativë masive për të dalë nga stadiumi.

Daljet e ndërlikuara me tunele dhe shkallë bënë që tifozët të bllokoheshin dhe të përplaseshin me njëri-tjetrin, duke rezultuar në 328 të vdekur dhe rreth 500 të plagosur. Numri i të vdekurve është më i lartë sepse qeveritë peruane nuk trajtojnë të vrarët nga policia.

Në fund edhe kualifikueset u ndërprenë me 5 ndeshje para dhe Argjentina shkoi në LOI si vend i parë. Peruja dhe Brazili kishin të njëjtat pikë dhe luajtën një playoff në të cilin Brazili fitoi 2:0 dhe shkoi në Tokio.

Deri më sot, ky aksident është më i madhi në botën e futbollit, më i madh se Heysel, Hillsborough dhe Ibrox.

LEXO EDHE:

Back to top button