24 vepra të Karavaxho-s në Romë
24 vepra të Karavaxho-s në Romë

Disa nga veprat më të rëndësishme të piktorit barok Karavaxho kthehen në Romë pas dekadash, për një ekspozitë të madhe.
Ekspozita përmban 24 kryevepra të piktorit. Disa prej veprave të mjeshtrit barok nuk janë parë në Itali që nga shekulli i 17.
Disa nga veprat më të zëshme të Karavaxhos janë “Magdalena e ndershme”, “Shën Katerina”, “Marta dhe Maria Magdalena”, e shumë të tjera.
Ekspozita, e cila propozon një vështrim të ri mbi revolucionin artistik dhe kulturor të bërë nga piktori i quajtur “Mjeshtri i Dritës”, orienton publikun të zbulojë të gjithë veprën artistike të Karavaxhos. / Alsat.mk