24 viktima dhe 1.112 raste të reja me Covid-19, shërohen 709 pacientë

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.553 teste të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 1.112 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ose 44 për qind e testeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 24 pacientë. Ndërsa janë shëruar edhe 709.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-321, Kumanovë-69, Dibër-10, Shtip-38, Prilep-77, Tetovë-79, Strugë-44, Veles-44, Manastir-65, Ohër-36, Kavadar-26, Gostivar-60, Gjevgjeli- 19, Strumicë-35, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Krushevë-3, Koçani-44, Probishtip-6, Demir Hisar-5, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-23, Valandovë-12, Vinicë -11, Dellçevë-13, Kratovë-2, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-12, Resnje-16, Negotinë-22.

Katër viktima janë nga Shkupi (të moshës 76, 62, 67 dhe 70 vjeçare), një viktimë është nga Kumanova (64 ), një nga Shtipi (87), tre nga Prilepi ( të moshës 69, 45 dhe 79 vjeçare), dy nga Tetova (41 dhe 65 vjeç), dy nga Velesi (81 dhe 61 vjeçar), pesë viktima nga Manastiri ( të moshës 70, 91, 48, 60 dhe 73 vjeçare), një pacient nga Ohri (89 vjeçar), një nga Kriva Pallanka (47 vjeç), një nga Krusheva (60 vjeç), një nga Koçani (41 vjeç), një nga Makedonski Brodi (40 vjeç) dhe një pacient nga Vinica (66 vjeçar). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.

Sipas statistikave të fundit, nga 54,743 persona të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 1.511 e kanë humbur jetën, 32.366 pacientë janë shëruar ndërsa numri rasteve aktive arrin në 20.866 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button