Strugë, parregullsi në shkollën e muzikës

Gazetar: Miki Trajkovski

Shkolla fillore e muzikës në Strugë vazhdon të punojë ilegalisht pa mësues të punësuar dhe pa rroga, edhe pse Inspektorati i punës ka urdhëruar që ta zgjidhin problemin brenda 8 ditëve. Edhe pas storjeve të televizionit Alsat, 14 mësuesit shkojnë në punë, por ende nuk kanë marrë asnjë rrogë që nga viti 2021. Nga Ministria e Financave për Alsat njoftuan se ata veprojnë në përputhje me ligjin dhe në bazë të dispozitave ligjore Ministria njofton në bazë të kërkesës së shfrytëzuesit buxhetor nëse ai në buxhetin e tij ka siguruar mjete financiare për vendet e punës për të cilët ka bërë kërkesë. Alsat mëson se kërkesa e tyre e fundit është refuzuar nga ky dikaster. Për këtë situatë ka reaguar inspektori i arsimit në pension, Gjorgi Ilievski. Ai fajëson komunën e Strugës dhe Ministrinë e Arsimit.

“Një mosrespektim i tillë nga kryetari Ramiz Merko është i papranueshëm që i diskriminon fëmijët. Është gjithashtu diskriminim ndaj prindërve. Po ashtu edhe cinizmi i madh i ministrit Jeton Shaqiri, i cili falënderoi mësimdhënësit që nuk paguheshin për 17 muaj. Është e vërtetë se mësuesit punojnë me dashuri, por të gjithë duhet të paguhen për punën e tyre. Më lejoni t’i përgjigjem Jeton Shaqirit me një pyetje. A punon ai një ditë pa para? Nuk punon”, deklaroi Gjorgi Ilievski- inspektor arsimor në pension.

Alsat mëson se punonjësit kanë dhënë afat deri në fund të shkurtit për ta zgjidhur statusin e tyre, në të kundërt nuk do të zhvillojnë më mësim.

“Është një lloj krimi edukativ, i cili është kryer dhe duhet zbardhur sa më parë, që duhet të jetë në interes të fëmijëve, jo të ketë manipulim… tha Gjorgi Ilievski – inspektor arsimor në pension

Sot nga Inspektorati i arsimit nuk janë përgjigjur nëse kanë bërë inspektim. Javën e kaluar, Inspektorati i dha shkollës tetë ditë kohë afat për t’i punësuar të gjithë 14 mësuesit kurse për shkeljen e kryer shqiptoi gjobë./alsat.mk

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button