Nga 16 marsi ngrihen çmimet e pastave dhe prodhimeve të qumështit

Nga 16 marsi ngrihen çmimet e pastave dhe prodhimeve të qumështit

Gazetar: Adnan Qaili

Qeveria mori dy vendime të reja për ngrirje të çmimeve të pastave dhe të prodhimeve të qumështit. Makaronat dhe shpagetit, do të kenë 15% çmime më të ulëta duke u ngrirë çmimet nga 16 marsi. Meqë këto produkte 100% importohen nga jashtë, tani do të lirohen plotësisht nga dogane, e cila me masën paraprake paguanin vetëm 50% të detyrimeve doganore. Ndërsa, disa prodhime të qumështit do të kenë çmimet e ngrira 10% më lirë sesa çmimet e 1 marsit, datë referentë e marrë nga furnizimet me pakicë.

Kryeministri Kovaçevski, përmend listën e produkteve që do ngrihen, duke u dhënë afat prodhueseve që vetë ti ulin çmimet deri të enjten në limitin e kthyer në denarë 6-9 denarë për produktet të caktuara.

“Qumështi i pasterizuar i lopës me përmbajtje yndyrore 2,8% 3,2% dhe 3,5%, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe djathi i bardhë i përzier, kaçkavalli lopës (me përjashtim të kaçkavallit pa aditiv dhe parmixhan) kosi, ajka, jogurti (pa aditivë)”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk do të mbeten vetëm këto vendime, do të pasojnë edhe masa të tjera lehtësuese për kompanitë që duan t’i ulin çmimet deri në 20% të produkteve bazë. Ai tha se mund ta rikthejnë subvencionimin e rrymës për prodhuesit nëse përveç 10% uljes së çmimeve të ngrira do të ulin çmimet e të njëjtave edhe për 10%, por nuk specifikon detaje a do të jetë një “gentlemen deal”

“Për 100 denarë të një çmimi final të një produkti të caktuar, ai ka shpenzim 10 denarë për energjinë elektrike, këtë ju mora një shembull të thjeshtë. Ne mund të ndikojmë në atë 10 denarë nëse vazhdojmë me masën e subvencionimit të rrymës. Ne nuk mund të ndikojmë në inputet tjera të kostos siç janë lënda e parë apo shpenzimet tjera që formojnë çmimin. Prandaj jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë nëse ata dëshirojnë në mënyrë plotësuese ti ulin çmimet e produkteve të tyre”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Duke u bazuar në listën e produkteve ushqimore bazë, të cilat që nga viti kaluar kanë marzhë të TVSH për 5% në tregun me shumicë dhe 10% në tregun me pakicë, kanë mbetur edhe disa produkte pa u ngrirë çmimet. Autoritetet thanë se në javën e ardhshme do të bëjnë analizë të tregut për sheqerin, vezët dhe orizin vendor. Nëse prodhuesit nuk i ulin vetë çmimet do të intervenojnë me ngrirje të reja. Deri më tani ngrirja në 33 denarë e çmimit të bukës së bardhë ka dhënë efektet e duhura, do vazhdojnë deri 31 Maj./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button