“27 Prilli”, Gjykata e Apelit uli dënimin e Abdylfeta Alimit dhe Mitko Çavkovit

Gjykata e Apelit ka ulur dënimet me burg për të akuzuarit në rastin “27 Prilli”. Ata gjykoheshin për hyrje të dhunshme në Kuvend në vitin 2017 kurse tani morën dënime të buta me burg për 1 deri 2 vjet. Nga 211 vjet burg nga gjykatësja Dobrilla Kacarska në Gjykatën Penale, tani dënimet janë gjithsej 188 vjet. Dënimi më i lartë prej 18 vjet që e mori ish drejtori i Byrosë së Sigurisë publike, Mitko Çavkov, tani është ulur në 16 vjet. Dy vite më pak do të kenë një pjesë e pjesëtarëve të forcave të sigurisë kurse një pjesë, një vit më pak. Dënimet me 15 vjet për Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski, Munir Pepiq janë ulur në 13 vjet burg. Për Oliver Radullovin dënimi me 10 vjet ulet me një vit, një vit më pak burg dhe për Abdulfeta Alimin i cili është ulur në gjashtë vjet. Dënimet janë ulur edhe për organizatorët e protestave përmes të cilave u sulmua Kuvendi. Gjykata e Apelit në rastin e të enjtes së përgjakshme të akuzuarve pjesërisht ua pranoi ankesat, por jo edhe atë të Prokurorisë.

Gjykata ka konfirmuar aktvendimin e shkallës së parë në pjesën ku nga aktakuza është liruar i akuzuari Igor Durllovski për veprën penale “Kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë të nenit 313 të Kodit Penal”, e ankimuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit – thonë nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit pas nëntë muajve nga debati publik i shpalli aktvendimet. Për hyrjen e dhunshme në Kuvend fillimisht gjykoheshin 33 të akuzuar, ndërsa 15 prej tyre u amnistuan. Për deputetët Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski, gjyqi nuk mundi të provojë nëse janë fajtorë ose jo për 27 prillin, i njohur si e enjtja e përgjakshme.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button