29 viktima dhe 883 raste të reja me koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 883 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2873 teste të realizuara. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë për 29 viktima të reja nga sëmundja e koronavirusit, 12 prej të cilëve janë nga Shkupi. Në Prilep janë regjistruar tre viktima, ndërsa nga dy viktima janë regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Veles, Manastir, Gostivar dhe Kërçovë, ndërsa nga një viktimë regjistrojnë Struga dhe Valandova. Në 24 orët e fundit gjithashtu janë shëruar edhe 536 persona. Vetëm në kryeqytet janë shëruar 153 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 77 mijë e 134 persona të infektuar, 52 mijë e 949 të shëruar, 2 mijë e 254 të vdekur, ndërsa 21 mijë 931 raste regjistrohen si aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button