3 milionë euro/ Kallëzim penal kundër Bislimoskit – Lejoi një kompani të veprojë pa licencë për 15 muaj

3 milionë euro/ Kallëzim penal kundër Bislimoskit – Lejoi një kompani të veprojë pa licencë për 15 muaj

Gazetar: Mihajllo Donev

Policisë Financiare ngriti kallëzim penal kundër Marko Bislimoskit, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës, të cilin e ngarkon se në kundërshtim me ligjin nuk e ka revokuar licencën e kompanisë “Triterol Petrol”, në pronësi të Lupço Pecov, i njohur si Djalli, i cili është në paraburgim për një rast tjetër që lidhet me krim të rëndë financiar.

Sipas kallëzimit, edhe pse firma e Pecovit nuk i plotësonte kushtet, Bislimoski e lejoi atë të punonte për 15 muaj të tjerë dhe gjatë asaj kohe të lidhte kontrata dhe të fitonte.

“M.B, i lejoi kompanisë të vazhdojë në mënyrë të paligjshme kryerjen e aktivitetit energjetik për 15 muaj pas skadimit të kushteve ligjore dhe të marrë pjesë dhe të lidhë kontrata në lidhje me prokurimin publik. Në këtë periudhë, personi juridik Triterol Petrol i mundësoi atij të realizojë qarkullim të përgjithshëm në shumën prej mbi 3.15 milion euro dhe të përfitojë mbi 229 mijë euro”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Pecov pas dy viteve në arrati, pasi u dorëzua ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa avokati i tij Fehmi Stafa përfundoi në paraburgim për marrje ryshfeti pasi i premtoi se do t’i kryente punë te një gjyqtar i Apelit.

Pas rënies së Stafës, ra edhe gjyqtari i Apelit, Gjoko Ristov, i cili nuk u kap duke marrë para nga avokati, por 350 mijë euro u gjetën në mur në shtëpinë e prindërve të tij. Pecov është një nga të dyshuarit kryesorë për krim financiar në rastin “Zinxhiri”, që përfshinte disa biznesmenë dhe firma të dyshuara për evazion fiskal dhe mashtrim tatimor. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button