31 viktima të tjera sot nga Covid-19, viktima më e re 18 vjeç

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 2778 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre janë regjistruar 256 raste të reja. Ndërsa numri i rasteve vazhdon të bjerë ai i viktimave vazhdon të mbete i lartë. Sot kanë ndërruar jetë 31 pacientë, ku viktima më e re është 18-vjeçar nga Gjevgjelia. Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 545 pacientë.  Raste aktive në vend janë 13.631.

LEXO EDHE:

Back to top button