341 gjoba në Shkup, 31 për vetura teknikisht të parregullta

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 341 gjoba. 25 prej tyre për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 31 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 19 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 17 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, kalim në të kuqe. Janë shqiptuar edhe 72 masa për parkim të parregullt, ndërsa 58 makina janë marr nga karrotreci. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 16 gjoba.

LEXO EDHE:

Back to top button