Në spitalet e Shkupit ka 495 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 40 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 495 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 19 persona. Dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy pacientë janë pranuar në kovid-qendrën pranë Klinikës së Neurologjisë, gjashtë në Institutin e TBS-së, tre në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën për Sëmundje të Syve. Në ORL janë pranuar tre pacientë, kurse në Klinikën për Gastroenterohepatologji është pranuar një pacient.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 8 pacientë të ri me Covid-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 32 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 110 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 146 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 38 pacientë.

Gjithsej 495 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button