4 arsye pse është mirë që ta nisni ditën me një dush të ftohtë

4 arsye pse është mirë që ta nisni ditën me një dush të ftohtë

Studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se një dush i ftohtë në mëngjes krahasuar me atë të ngrohtin në mbrëmje ka më shumë përfitime, si për shëndetin ashtu dhe bukurinë.

Ju zgjon më mirë se kafeja

E dini se një dush i ngrohtë mund t’ju përgjumë, ndërsa uji i ftohtë mund t’ju zgjojë më mirë se kafeja? Kjo për shkak se temperatura e ulët e ujit rrit rrahjet e zemrës dhe përshpejton metabilizmin.

Ju ndihmon të humbni peshë

Kur ne kemi ftohtë, yndyra e akumuluar e trupit fillon të shkrijë për të djegur kaloritë në mënyrë që të ngrohë trupin. Një studim skandinav zbuloi se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rriti normën metabolike të 15 fish, gjë që mund t’ju ndihmojë të bini nëntë kilogramë në një vit.

Flokët dhe lëkura do t’ju falënderojnë

Uji i ngrohtë mund të thajë lëkurën dhe ta skuqë atë, ndërsa uji i ftohtë qetëson lëkurën, zbeh shenjat dhe mbyll poret për të mbajtur lagështinë natyrale të lëkurës.

Dushi i ftohtë mund të rrisë sistemin tuaj imunitar

Një studim i Universitetit të Commonwealth-it zbuloi se dushi i ftohtë shton numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo do të thotë që njerëzit që shpëlarjen e fundit e bëjnë me ujë të ftohtë sëmuren me rrallë dhe kanë imunitet më të fortë.

LEXO EDHE:

Back to top button