5 anije të tjera me grurë nisen nga Ukraina

5 anije të tjera me grurë nisen nga Ukraina

Pesë anije të tjera me grurë janë larguar nga portet e Ukrainës, sipas një mesazhi nga ministria turke e mbrojtjes në Twitter. Ditën e djeshme autoritetet turke njoftuan se 9 anije të ngarkuara me grurë prisnin të largoheshin nga porti i Odesës, sipas la repubblica.

Më 26 gusht, Ukraina eksportoi milionin e parë të produkteve bujqësore nga deti që nga 24 shkurti.

Më 22 korrik, përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë nënshkruan marrëveshje të veçanta me OKB-në dhe Turqinë që synojnë zhbllokimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në mes të krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta me Rusinë.

LEXO EDHE:

Back to top button