5 raste të reja me COVID në Shqipëri, vetëm 132 raste aktive

Shqipëria po shkon drejt triumfi ndaj COVID-19, duke qenë se nga dita në ditë numri i rasteve të reja po vjen në ulje. Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar vetëm 5 raste të reja nga 2 621 testime të kryera në total.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në Shqipëpri. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button