Basha me ekip të ri në PD, ndryshimet që do të bëjë kryedemokrati

Lulzim Basha e konsideron masakër elektorale atë që ndodhi në 25 prill në Shqipëri, por rezultati i zgjedhjeve nuk do të kalojë pa një analizë të brendshme në Partinë Demokratike.

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit.

Çdo funksionar i Partisë Demokratike nga drejtuesit politik dhe deri në nivelin e seksioneve, kanë pasur përpara zgjedhjeve objektiva për të përmbushur dhe përgjatë gjithë muajit korrik do të vlerësohet çdo rezultat i marrë. Në mbledhjen e kryesisë, anëtarëve i është kërkuar edhe të miratojnë kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike pas një muaji në 17 korrik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

LEXO EDHE:

Back to top button