538 raste të reja me COVID dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore atje raportojnë për 9 viktima nga mosha 29 deri në 84-vjeç, konkretisht 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja

Ndërkohë nga 1918 testime kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button