58-vjeçari vret me armë gjahu gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Babunjë të Divjakës. Një 58-vjeçar ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij. Më pas, është vetëvrarë.

Bëhet fjalë për H.Rr, i cili qëlloi me armë gruan e tij, F.Rr, 45 vjeçe.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button