8 të infektuar me Kovid-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422. Në total numri i rasteve aktive është 149”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button