80 raste të reja me Kovid-19, tre viktima dhe 97 të shëruar

80 rastet e reja në 24 orët e fundit janë rezultat i 680 testeve të bëra, ndërsa të shëruar janë regjistruar 97 pacientë. Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë tre pacientë, 48 vjeç nga Shkupi, 68 nga Struga dhe 78 vjeç nga Strumica. Ndërkaq, kanë arritur limitet e tyre kapacitete spitalore, të cilat trajtojnë pacientë të infektuar me CoVid-19. Në Klinikën Infektive janë pranuar 4 pacientë, ndërsa të shtruar janë 95. Spitali modular mbetet i papërdorur, por në gjendje gatishmëria, thonë nga MSH.

“Në Klinikën Infektive aktualisht janë në oksigjeno terapi 54 pacientë dhe nuk ka asnjë në frymëmarrje artificiale. Në Spitalin e Kozles janë të hospitalizuar 6 fëmijë dhe 6 nëna pozitiv me virusin korona si dhe 3 fëmijë e 3 nëna të dyshimta me këto simptome. Ndërkaq, në Spitalin ‘8 Shtatori’ nuk ka pranim të rasteve të reja. Mbetet shifra e të shtruarve në 44, prej të cilëve 2 janë në ventilim mekanik”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Manastir 32, në Shtip 49 pacientë të shtruar, ndërkaq në repartet infektive të Tetovës, Strumicës, Kumanovës, Ohrit, Velesit, Prilepit, Gostivarit, Strugës e Koçanit janë duke u trajtuar 194 pacientë.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit informon se virusi po avancon edhe nëpër shkolla, ku 7 nxënës dhe 5 arsimtarë janë aktiv me CoVid-19 nga mësimi në prani fizike. Sipas tyre, këto raste nuk kanë pasur kontakte me të tjerët, kështu që po trajtohen sipas rekomandimeve të Qendrave të Shëndetit Publik.

“Duke përfshirë këta 12 pacientë të sotshëm, gjithsej janë 42 raste aktive të nxënësve dhe 65 te arsimtarët. Prej tyre, 29 nxënës janë nga shkollat fillore, 13 nga të mesmet, ndërkaq 47 arsimtarë nga shkollat fillore dhe 18 të tjerë nga të mesmet”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Pas bojkotit dyjavor, nxënësit e shkollave të mesme të Strugës nga sot janë ulur para kompjuterëve për të ndjekur mësimin online. Ky vendim vjen pas njoftimeve nga drejtoritë e shkollave në Strugë se do të vijojnë sanksione për ata nxënës që nuk do të kthehen në shkollë, madje edhe përjashtime.

“Këto janë lëndë që duhet të realizohen në shkollë, siç është mësimi praktik nëpër kabinete, punëtori, laboratorë…”, tha Mile Poposki- drejtor i shkollës së mesme “Niko Nestor”.

Mësim ka edhe në të gjitha shkollat fillore dhe zonat e Strugë, ku kishte bojkot të pjesshëm deri javën e kaluar. Por, nga i interneti i dobët, vetëm një numër i vogël i nxënësve kyçen në program.

Përkundër uljes së shifrave në bazë ditore, tri janë vatrat në rritje të CoVid-19 në Qytetin e Shkupit. Rastet aktive mbi 300 pacientë kanë kaluar në tri komunat, ku prinë Aerodromi me 338, Qendra me 328 dhe Karposhi me 317 raste aktive. Ndërsa në gjithë Shkupin ka 1,802 raste aktive.

Adnan Qaili

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button