9 viktima dhe 98 raste të reja me Kovid-19

Nëntë viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit. Nda dy viktima janë regjistruar në Shkup, Gostivar dhe Strumicë. Në mesin e viktimave janë dy nën moshën 30 vjeçare, respektivisht një 23 vjeçar nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Strumica. Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e Kovid-19 në vendin tonë. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, ndërsa qytetet e tjera kanë nën 10 të infektuar. Edhe numri i të shëruarve më i lartë është në Shkup. Indeksi i infeksionit në raport me numrin e testeve sot shënon 7 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button