Regjistrohet fëmija i parë me Covid-19 në çerdhen e Shkupit

Ndërkohë është regjistruar edhe rasti me covid-19 tek një fëmijë 1 vjeçar në çerdhen “13 nëntori” në komunën Qendër në Shkup. Siç bëhet e ditur fëmija ka qenë në çerdhe vetëm ditën e parë të hapjes dhe ka qëndruar në objekt për rreth një orë. Nga çerdhja kanë bërë të ditur se fëmija më nuk është sjell në përkujdesjen e personelit pasi ishin njoftuar nga prindërit e tij nuk është ndjerë mirë. Pas testit të kryer, fëmija dhe prindërit e tij kanë rezultuar pozitiv me covid-19. Shërbimet mjekësore të hënën kanë zhvilluar anketë epidemiologjike me ç’rast është vendosur që fëmijët e tjerë ku ka qëndruar i infektuari dhe punonjëset të vet-izolohen.

LEXO EDHE:

Back to top button