9 zjarre aktive në vend, zjarrfikësit ndalojnë përhapjen në Pelister

Gazetare: Amila Rashiti

Në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 9 janë aktive dhe të tjerat janë nën kontroll. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, thotë se zjarri në Parkun Kombëtar “Pelister” zjarrfikësit kanë zhvilluar betejë të ashpër me flakët. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikësit nga Koçani.

“Gjatë ditës së djeshme, gjatë natës dhe këtë mëngjes kemi zhvilluar një betejë të ashpër me flakët. Mund të them se këtë mëngjes zjarri është vendosur nën kontroll të plotë, përkatësisht vija e zjarrit, e cila dje gjatë orëve të pasdites na doli përtej brezit kundërzjarr, arritëm ta ndalonim plotësisht”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë shuarjes së zjarrit në Pelister një shofer ekskavatori u lëndua, ndërsa më pas gjendja e tij shëndetësore u konfirmua e qëndrueshme.  Temperaturat e larta vazhdojnë të përbëjnë rrezik për përhapje më të madhe të zjarreve. Autoritetet kanë ripërsëritur thirrjet që qytetarët të bëjnë kujdes të kushtuar, pasi që një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë flakë të mëdha./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button