Gjoka: Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Rigës

Skuadra e Shkëndijës do të debuton të enjten në kompeticionin më të ri të UEFA-së, Ligën e Konferencëave, kur në transfertë përballet me kampionin e Letonisë, FC Riga. Në prag të sfidës së parë në Letoni, trajneri Ernest Gjoka dhe Armend Alimi, besojnë se është mësuar leksioni nga Mura dhe do të respektojnë maksimalisht kudërshtarin e ardhshëm.

 

“Riga është kampione e Letonisë dhe është ekip i fortë, kompakt dhe që kërkon të eci përpara dhe ka ambiciet e saja si ne që kemi në këtë rrugëtim. I kemi studiuar deri në detaje dhe në qoftë se do të arrijmë të bëjmë detyrat ashtu siç kemi kërkuar dhe si kemi punuar me ekipin, them që pavarësisht vështirësive mund ta kalojmë këtë ndeshje me objektivat tona. Janë dy ndeshje dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm duke ditur se luajmë të parën në transfertë. Të bëjmë detyrat këtu, pastaj pjesën tjetër do e flasim në ndeshjen e dytë”.

 

“Na pret dyluftim i fortë me Rigën. Dimë se janë kampionë, kanë ekip cilësorë, mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk vendoset në ndeshjen e nesërme. Mendoj se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shkup. Duhet të jemi të mençur, të matur dhe të marrim atë që kërkojmë prej fillimit”.

 

 

Bruno Dita dhe Jan Krivak janë mungesa të rëndësishme para sfidës me Riga-n e Letonisë, pa harruar edhe Leard Sadriun që akoma mbetet jashtë shkaku i dëmtimit. Mungesa e Krivakut vjen për motive pezullimi, pas kartonit të kuq kundër Mura-s në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa Dita akoma ka shqetësime me gjurin e këmbës dhe nuk ka udhëtuar fare me ekipin drejt Letonisë. Sfida Riga -Shkëndija, nis në orën 19.00.

LEXO EDHE:

Back to top button