Takimi i parë me Cardi B i ka kushtuar Offset 10 mijë dollarë

Takimi i parë i Offset me Cardi B ka qenë shumë më ndryshe nga gjithë të tjerët. Reperi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, në të cilin foli për fillimet e marrëdhënies së tij me Cardi B.

“Në takimin e parë bëra diçka të madhe. Doja të bëja diçka që nuk bëhet zakonisht. Doja të kënaqesha dhe jo të isha serioz dhe të shijonim kohën, kështu që e çova tek Super Bowl”, tregoi Offset.

Në fakt, në vitin 2017-të ndeshja e Super Bowl u zhvillua mes Atlanta Falcons dhe New England Patriots. Offset ishte me Falcons, që humbën në tre minutat e fundit pasi Patriots shënoi një gol.

“I humba 10 mijë dollarë atë mbrëmje, por e dini çfarë fitova? Gruan time”, tha Offset në emision duke qeshur.

Cardi B është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe Offset, i cili do të bëhet baba për herë të pestë. Kur u pyet nëse planifikon t’i bëjë një dhuratë Cardi B, reperi u shpreh: “Mendoj se dhurata është fëmija. Megjithatë do t’i bëj një dhuratë, do të doja t’i bëja”.

Lajmin e ëmbël për shtatzëninë e dha vetë Cardi B teksa zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards 2021” teksa konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button