“Babai i jepte koktej droge”, ish-truproja i Britney Spears jep dëshminë tronditëse

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga kujdestaria e babait ndaj këngëtares së famshme, Britney Spears. Kësaj radhe ka qenë ish-truproja i ikonës së pop-it që ka dhënë versionin e tij.

Fernando Flores ka zbuluar se si këngëtarja kontrollohej nga babai i saj. Në rrëfimin e tij, ai thekson se i ati i jepte asaj koktej me ilaçe të fuqishme.

“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.

- Advertisements -

Ky i fundit vijoi duke thënë se babai i këngëtares, Jamie e telefononte atë disa herë në ditë. Sipas tij, babai donte të dinte se në çfarë situate ishte. Gjithashtu Britney-t i duhej që të merrte leje nga babai për çdo gjë që donte të bënte.

Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.

LEXO EDHE:

Back to top button