998 raste të reja me Covid dhe 3 viktima në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar sot 998 raste të reja nga 5812 testime të kryera. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën tre qytetarë, si pasojë e Covid.
Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana, ndërsa në të gjithë vendin janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.








