“Çairi 2030”, nuk e njeh disfatën në 5 javët e para
Lideri aktual në Ligën e Dytë të basketbollit vendor, skuadra e “Çairit 2030”, ka shënuar një tjetër triumf në sezonin e ri. Edhe pas pesë xhirove të luajtura, skuadra nga Çairi mbetet perfekte dhe ende nuk njeh disfatën, pasi që në raundin e fundit mundi skuadrën e Crn Drim-it me rezultat 98-87.
Menjëherë pas Çair 2003, në vendin e dytë është skuadra e Sokoli 1933, e cila këtë fundjavë shënoi një fitore të madhe në transfertë, duke e Vardarin me një pikë epërsi, pran rezultatit 81-79.
Fitore të lartë regjsitroi edhe skuadra e Basket KAM, e cila në duelin me Heraklean në Manastir, triumfoi pran rezultatit 63-88. Ndërkohë mjaf efikase ishte përballja në mes Shkupit dhe Partizan Vodno Sans, e cila i takoi mysafirëve pran rezultatit 97-100.
Liga e dytë – Java 5
Heraklea 63–88 Basket Kam
Vardari 79-81 Sokoli 1933
Shkupi 97-100 Partizan Vodno Sans
Çair 2030 98-87 Crn Drim
Ohrid 86-74 Teteks
Strumica 92-88 Borec Basket
Tabela
- Çair 2003 10 pikë
- Sokoli 1933 9 pikë
- Basket Kam 8
- Vardari 8
- Strumica 8
- Partizan Vodno 8
- Shkupi 7
- Ohrid 7
- Borec Basket 6
- Crn Drim 6
- Heraklea 6
- Teteksi 6
Java e 6 (13 Nëntor)
Sokoli – Shkupi
Borec Basket- Teteks TTK
Partizan Vodno Sans – Heraklea
Basket Kam – Çair 2030
Strumica – Vardar
Crn Drim – Ohrid