Nadal fitoi Australian Open duke mbajtur një orë prej një milion dollarësh
Tenisti spanjoll Rafael Nadal së fundmi fitoi 21 tituj Grand Slam dhe tërhoqi vëmendjen e publikut me orën e shtrenjtë në dorën e djathtë.

Tenisti është fotografuar me orën e famshme Richard Mille. Bëhet fjalë për modelin RM27-04, i prodhuar në vetëm 50 kopje dhe me vlerë 1.05 milionë dollarë. Nadal ka qenë ambasadori ekskluziv i kësaj marke prej 12 vitesh, ndaj nuk është për t’u habitur që ai mban këtë orë me peshë 30 gram.
“Në fillim ka pasur rregullime, na është dashur të punojmë së bashku për ta vendosur orën në kyçin e dorës dhe tani është bërë pjesë e lëkurës sime. “Ndihet sikur nuk ke asgjë me vete”, tha një herë tenisti.
Rafael Nadal just became the only man in tennis history to win 21 Grand Slams, and he did it while wearing a $1.05 million Richard Mille watch 🔥 pic.twitter.com/sz1Jop1nTv
— Joe Pompliano (@JoePompliano) January 30, 2022
Nadal kishte veshur edhe orën e Roland Garros vitin e kaluar. Ora është bërë enkas për të në vitin 2020, për nder të bashkëpunimit dhjetëvjeçar mes markës zvicerane të orëve dhe Nadal.
Winning the #AusOpen prize: $2.875 million
Price of @Richard_Mille watch: $1.05 million
Becoming the Tennis 🐐: Priceless
Bravo Rafael Nadal 🇪🇸
h/t @JoePompliano pic.twitter.com/OQbIeLSiEz
— Beauhemian Sports (@BeauhemianSport) January 30, 2022