Vdes në moshën 79 vjeçare, kompozitor i njohur botëror

Vangelis, kompozitori grek më i njohur për muzikën e filmit “Makinat e zjarrit”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, njoftoi sot Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Duke cituar një deklaratë nga zyra e avokatit të tij, ANA raportoi se Vangelis vdiq të martën vonë mbrëma, pa dhënë shkakun e vdekjes, përcjell lajmin “Reuters”.

Evangelos Odysseus Papathanasius, i njohur si Vangelis, lindi në Volos më 29 mars 1943 dhe është një nga kompozitorët më të famshëm dhe më të rëndësishëm grekë të të gjitha kohërave./Makfax

LEXO EDHE:

Back to top button