Marku do të përballet me meksikanin Perra në “Air Albania”
Pasi konfirmoi datën 25 gusht, për ndeshjen e tij të radhës, e cila më në fund pas shumë përpjekjeve do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Florian Marku tanimë ka bërë publik edhe kundërshtarin.
Florian Marku do të tentojë titullin e dytë në karrierën e tij në ËBC Silver Interim dhe përball do të ketë boksierin meksikan, Miguel Perra.
Marku i ka bërë sërish ftesë shqiptarëve nëpërmjet postimi në “Facebook” që të jenë të gjithë në stadium. Gjithashtu “Albania King” informon se biletet do të dalin në shitje ditën e enjte në orën 10:00.