Gruaja e të ndjerit Bryant u dëmshpërblye me 16 mln dollarë për fotot që iu bënë publike pas rrëzimit të helikopterit

Vanessa Bryant, 40 vjeç, tha se kishte sulme paniku pasi mësoi se imazhet e marra nga zëvendësit e sherifit të Los Anxhelosit dhe zjarrfikësit ishin shpërndarë.

Juria federale bëri me dije më vonë se zonja Bryant duhet të paguhet për shqetësimin emocional që I është shkaktuar. Bashkëshorti i zonjës Bryant, Kobe Bryant, 41 vjeç, vajza Gianna, 13 dhe gjashtë miq të familjes vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kaliforni në janar 2020.

Chester humbi gruan e tij Sarah dhe vajzën Payton në aksident.

Një raport nga Los Angeles Times që pretendon se punonjësit e qarkut kanë marrë foto në vendin e përplasjes dhe i kanë ndarë me të tjerët, gjë ka zemëruar familjet e viktimave.

LEXO EDHE:

Back to top button