Mbyllen kompanitë e kanabisit, bie likuiditeti

Mbyllen kompanitë e kanabisit, bie likuiditeti

Dhjetëra kompani të marijuanës kanë vendosur çelës në derë. Arsyeja për këtë, sipas biznesmenëve, është mundësia e kufizuar për të bërë biznes. Nga Shoqata Mac Cannabis për Alsat thanë se pavarësisht premtimeve të Qeverisë, për t ‘i lejuar ata të eksportojnë lule kanabisi për qëllime mjekësore, kjo nuk ndodhi, kështu që firmat filluan të humbasin likuiditetin.

“Qeveria nuk e mbajti premtimin. Ata na dhanë mundësinë për të investuar në këtë biznes dhe më vonë nuk u pajtuan me kontratën. Tani duhet t’i mbyllim kompanitë. Ne do të humbasim shumë para”, thonë nga MaK Kanabis.

Si investitorët vendas ashtu edhe ata të huaj, të cilët kanë hapur një fabrikë në Maqedoninë e Veriut për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, po përballen me vështirësitë e njëjta. Sipas informacionit që morëm nga shoqata, Qeveria u ka premtuar disa herë biznesmenëve të huaj se eksporti i luleve do të lejohet përmes ndryshimeve ligjore, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Përveç kësaj, Qeveria po revokon licencat e dhjetëra kompanive për mosrespektimin e “rregullave të lojës” në biznesin e marijuanës.

“Licencat e revokuara janë për shkak të mospërmbushjes së kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe personelin në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope”, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shoqata Mak Kanabis thotë se vitin e kaluar kompania për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore edhe të afërmit e ish-kryeministrit Zoran Zaev gjithashtu mbetën pa licencë pune. Ata thonë se puna e tyre nuk ka më leverdi. Deri para dy vitesh, në këtë biznes kanë qenë rreth 60 kompani. Tani numri është pothuajse i përgjysmuar. Pagat e punonjësve në këtë biznes shkojnë nga 700 në mbi 1,000 euro./Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button