A do të ketë zgjedhje të parakohshme brenda LSDM për kryetar të ri?

Kush do të udhëheq LSDM-në në periudhën e ardhshme është çështja që diskutohet pasi kryetari i deritanishëm Zoran Zaev dha dorëheqje nga funksioni partiak, pas disfatës në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Dorëheqja e Zaevit vjen vetëm 7 muaj pas rizgjedhjes së tij në krye të LSDM-së. Zaev nuk arriti që ta çoj deri në fund mandatin e tretë në krye të partisë, si dhe mandatin e dytë në krye të qeverisë, të cilën e udhëheq nga vera e 2017.

Statuti i ri i LSDM-së, i cili mes tjerave, parashikon zgjedhje direkte për lider të partisë (me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të regjistruar), jep mundësi edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast të dorëheqjes së kryetarit të partisë.

Sipas statutit të partisë, zgjedhje të parakohshme mbahen sipas procedurës së njëjtë sikurse edhe zgjedhjet e rregullta, ndërkohë që shpallen në rast të dorëheqjes së kryetarit të partisë, me votimin e mosbesimit apo me ndërprerjen e funksionit nën çfarëdo lloj baze.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme merret nga Këshilli ekzekutiv i partisë, jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të detyrës. Mandati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhje të parakohshme zgjat deri në “përfundimin e mandatit në të cilin është zgjedhur”.

LEXO EDHE:

Back to top button