A duhet të pini qumështi kur jeni të ftohur: Çfarë i ndodh organizmit

A duhet të pini qumështi kur jeni të ftohur: Çfarë i ndodh organizmit

Mjekët janë të mendimit se shumica e simptomave të të ftohurës janë si rezultat i reagimit të fortë të trupit ndaj viruseve.

E ftohura nis kur virusi arrin tek hunda e njeriut dhe lidhet me një qelizë të vetme.

Virusi e merr peng qelizën që të infektojë shumë të tjera.

Ndërkohë mesazhi i mbërritjes së një virusi të huaj angazhon një sërë proteinash, rruazash të bardha, enë gjaku dhe vetë trurin për të luftuar virusin pushtues.

Në këto ditë, organizmi ka nevojë për ushqime dhe pije të shëndetshme ndërkohë që disa produkte duhen shmangur medoemos. I tillë është rasti i qumështit.

 

Shumë njerëz besojnë se qumështi i ngrohtë bën mirë kur jeni të ftohur.

Përpos qumështit, disa ekspertë nuk e rekomandojnë konsumin e akullores dhe produkteve të tjera të bulmetit.

Banja me avull, gargara me ujë të kripur dhe lëngjet e ngrohta ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve.

 

Çaj Me Xhenxhefil
Një filxhan me çaj të ngrohtë xhenxhefili jep përmirësime të menjëhershme.

Përbërësit e xhenxhefilit hidhen menjëherë në sulm kundër inflamacionit dhe lehtësojnë daljen e sekrecioneve nga organizmi.

Çaji ka shije të mirë dhe nga ana tjetër furnizon organizmin me lëngjet e nevojshme për të mposhtur të ftohurën.

Shurup Me Mjaltë Dhe Qepë
Nëse e ftohura kronike shoqërohet me kollë dhe sekrecione, atëherë kombinoni mjaltin dhe lëngun e qepës.

Kjo kurë është ideale për të çliruar kraharorin nga sekrecionet bllokuese.

Gargara është një nga kurat më të lashta por më efikase kundër fytit të thatë, kollës dhe të ftohurës kronike.

Uji i ngrohtë me kripë, uthull molle dhe sherebelë të thatë është kura më e mirë për të bërë gargarë dhe shëruar rrugët e frymëmarrjes.

LEXO EDHE:

Back to top button