A e dini për rrugën më të mërzitshme në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë?!
A e dini për rrugën më të mërzitshme në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë?!
Rruga më e mërzitshme në botë është një rrugë 256 km pa një kthesë të vetme ose të paktën përpjetë ose tatëpjetë, dhe kalon nëpër shkretëtirën Rub-al-Khali në Arabinë Saudite.
Rruga është pjesë e autostradës saudite nr.10, e cila lidh Al Darb në jugperëndim dhe Al Bath në lindje të vendit dhe është 1474 kilometra e gjatë dhe kalon pranë kufirit me Emiratet e Bashkuara Arabe. Autostrada u ndërtua si rrugë private për mbretin Fahd, i cili sundoi nga viti 1982 deri në vitin 2005. Kur u hap për publikun, ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si rruga më e gjatë e drejtë në botë.
Nga njëra anë, ajo rrugë ofron një pamje të papenguar dhe spektakolare të shkretëtirës së madhe, por nëse jeni shofer, ndoshta do të pranoni se është shumë e mërzitshme të vozitësh në të.
Do t’ju duhen rreth dy orë për të kaluar atë “copë” të sheshtë, që është një kohë mjaft e gjatë kur ndiheni sikur jeni duke qëndruar në një foto. Dhe kur të shihni shenjën e kthesës pas 240 km, me siguri do të ndiheni sikur keni arritur në një burim pas një udhëtimi të gjatë nëpër shkretëtirë.
Në fillim mund të duket se kjo pjesë është ideale për të vendosur një “tullë në pedalin e gazit”, por aksidentet janë mjaft të zakonshme në të. Disa nga aksidentet e trafikut janë shkaktuar nga vëmendja e zvogëluar e shoferit.