A e dini se ekziston një faqe që ofron 100 dollarë për orë, për të parë video në TikTok!

A e dini se ekziston një faqe që ofron 100 dollarë për orë, për të parë video në TikTok!

Disa oferta janë ëndërr për të rinjtë e zhytur në rrjetet sociale. Ubiquitous ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë. Domethënë, 1000 dollarë në ditë. Pas një kontrate të tillë të veçantë ekziston një shpjegim racional: kjo kompani kërkon të njohë tendencat e reja në internet. Kjo do t’i lejojë klientët e agjencisë në fjalë të jenë në gjendje t’i përdorin ato për të rritur numrin e tyre në rrjete.

Pozicioni quhet “shikues i TikTok” dhe është plotësisht i aksesueshëm. Thjesht, duhet të abonoheni në kanalin e agjencisë në YouTube dhe të dërgoni një përmbledhje të shkurtër, duke justifikuar pse jeni i duhuri për pozicionin. Sigurisht, duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të keni njohuri paraprake për platformën, transmeton cnn.

“Kandidatët e përzgjedhur do të na ndihmojnë gjithashtu të zbulojmë tendencat në zhvillim, duke plotësuar një dokument të thjeshtë për të vënë në dukje tendencat e përsëritura që ata zbulojnë”, thuhet në ofertën unike.

Pas vëzhgimit, përvoja duhet të publikohet në rrjetet sociale dhe të përmendet kompania. 31 maji është dita e fundit për të aplikuar, me ata që kanë fatin të marrin një njoftim shtatë ditë më vonë.

Pas punës, kandidatët do të përfundojnë me një mijë euro në portofolin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button